12:31 / E Enjte, 05 Korrik 2018 / indeksADMonline

Nëse nëna është e shëndetshme, fëmija ka më pak gjasa të jetë i trashë

Fëmijët që kanë nëna të shëndetshme kanë deri në 82 për qind më pak të ngjarë të jenë të trashë, thotë një hulumtim i ri.

Një nënë që ka një peshë të shëndetshme, ushtron rregullisht, ha një dietë të shëndetshme, nuk pi duhan dhe alkool, ka më pagjasa që të ketë një fëmijë me mbipeshë.

Sipas NHS,një në tre fëmijë 10 deri në 11 vjeç janë të trashë- rreth 170 mijë prej tyre- kështu që ata janë në rrezik më të lartë të problemeve serioze shëndetësore teksa rriten.

Dhe hulumtimi sugjeron se më shumë mund të ketë  të bëjë më ushqimin sesa me natyrën e njeriut, pasi mënyra e jetesës së nënës duket se lidhet drejtpërdrejt me shëndetin e fëmijës së saj.

Kur nëna dhe fëmija ndjekin një mënyrë jetese të shëndetshme, rreziku i obezitetit zvogëlohet edhe më shumë, ka gjetur studimi i kryer n 24 mijë fëmijë./Indeksonline/