Nëse Nisma-AKR do ta kalonin pragun, këta do të ishin deputetët
Koalicioni i Nisma-AKR-PD sot morën goditjen e fundit për kalimin e pragut. KQZ me shpalljen e rezultateve iu dha goditjen e fundit koalicionit të udhëhequr Fatmir Limajt.
Ata për pak vota nuk arritën ta kalonin pragun. Koalicioni mori vetëm 4.98% të votave, shkruan Indeksonline.
Por, nëse ata do ta kalonin pragun, këta do të ishin deputetët që do të merrnin një ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Udhëheqësi i koalicionit, Fatmir Limaj mori mbi 26 mijë vota, ndërsa pas tij u rëndit Behgjet Pacolli me 10 mijë e 525 vota.
I treti në radhë ishte Endrit Shala me 6 mijë e 819 vota. Pastaj, Haxhi Shala, Mirlinda Sopi Krasniqi dhe Albulena Balaj-Halimi do të kishin siguruar një ulëse nëse koalicioni do të kalonte pragun.
Koalicioni Nisma-AKR-PD kanë thënë se për çështjen e pragut do të ankohen tek PZAP, nëse nuk merret parasysh aty ata do të kërkojnë mënyra tjera ligjore. Ata besojnë se kanë 5.012% të votave./Indeksonline/