21:15 / E Martë, 27 Mars 2018 / indeksADMonline

Nëse nuk distancohem nga një shoqe, gruaja më kërcënon se do i kthehet ishit të saj

Gruaja ime vazhdimisht më kërcënon se do fillojë kontaktin me një ish të sajin, nëse unë mbaj raporte me një shoqe timen.

Unë jam 39 vjeçar ndërsa ajo 37. Kemi 8 vite martesë dhe dy vajza të mrekullueshme. Njëra dy vjeçare tjetra pesë.

Unë fillova të luaja badminton para një viti dhe kam njohur shumë shoqëri.

Gruaja me të cilën flas është partnerja ime në badminton . ajo është 35 vjeçare dhe shumë e lehtë për komunikim. Ne flasim për familjen dhe i dërgojmë njëri tjetrit video qesharake.

Gruaja ime u acarua kur e pa që ne flasim, madje më ka thënë se nëse nuk ndalem së shkruari me të, ajo do t’i rikthehet një ish të dashuri të saj.

Këshilla e psikologes:

Mos i beso asaj që thotë. Është në rregull të kesh shoqe. Njoftoji ato të dyja në mënyrë që edhe ato të bëhen shoqe. Nëse ti nuk e bën këtë atëherë nuk është vetëm shoqëria ajo çka ti dëshiron nga raporti me të./Indeksonline/