75 Mall Live Search
10:26 / E Enjte, 17 Qershor 2021 / AR

“Nëse nuk i besoni BE-së, shkoni diku tjetër”, vjen reagimi nga VV pas deklaratës së Lajçak

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kur u pyet në një tryezë diskutimi për liberalizimin e vizave për kosovarët tha “Nëse nuk i besoni BE-së, shkoni diku tjetër”.

Lidhur me këtë, ka reaguar shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, shkruan Indeksonline.

Ajo ka thënë se nëse Lajçakut nuk i pëlqen puna e tij, ndoshta do të ishte më mirë të shkonte diku tjetër.

Një moment për t’iu përgjigjur Miroslav Lajçakut, nëse nuk e doni punën tuaj, ndoshta më mirë është të shkoni diku tjetër. Çfarë deklarate arrogante nga dikush që supozohet të ndihmojë dy shtete për tu afruar me Bashkimin Europian dhe të mos shikoj tutje”, shkruan Kusari-Lila.