75 Mall Live Search
11:01 / E Hënë, 25 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Sot shpallen rezultatet e zgjedhjeve pas rinumërimit, nëse s’ka ankesa

Të dielën ka përfunduar rinumërimi i votave për 1.407 vendvotime për të cilat kishte vendosur Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pritet të dalë me rezultatet përfundimtare pas procesit të rinumërimit.

Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së ka thënë për Indeksonlinen se rinumërimi është përmbyllur në orën 14:00 të së dielës, prandaj duhet të presim afatin ligjor 24- orësh nëse ka ndonjë ankesë në PZAP, lidhur me administrimin e numërimit në QNR, para se të procedojmë me publikimin e rezultateve pas procesit të rinumërimit.

Pra nëse deri në orën 14:00 nuk ka ankesa, atëherë shpallen rezultatet./Indeksonline/