75 Mall Live Search
10:50 / E Mërkurë, 30 Janar 2019 / indeksADMonline

Nëse nuk kalon buxheti nesër, asnjë pagesë në muajin shkurt nuk mund të bëhet

Ministri i Financave Bedri Hamza, ka thënë se nëse nuk kalon buxheti në seancën e nesërme, atëherë në fund të muajit shkurt nuk mund të bëhet asnjë pagesë, përveç borxheve.

“Dëshiroj me qenë pozitiv që buxheti do të kalojë. Janë kryer të gjitha proceduarat. Komisioni për legjislacion pritet të mbajë mbledhje dhe të krijohen kushtet që të futet në seancë. Në situatën hipotetike, nëse nuk kalon, asnjë pagesë nuk mund të bëhet në shkurt përveç borxheve. Besoj do të jenë numrat për votim”, ka thënë Hamza.