07:40 / E Premte, 26 Tetor 2018 / indeksADMonline

Nëse partneri ju trajton kështu, ndahuni nga ai

Pas disa dekadave hulumtim, ekspertët e martesave kanë zbuluar më në fund se çfarë ndikon që një marrëdhënie të përfundojë.

Me më shumë se 40 vite eksperiencë duke punuar me çifte të ndryshme, John Gottman, themelues i “The Gottman Institute”, vuri në dukje një fakt interesant.

Ai gjeti se një gjë e vetme i lidhte të gjitha marrëdhëniet e dështuara, dhe ishte arsyeja kryesore e ndarjes.

Kjo gjë është mospërfillja apo nënvlerësimi, thotë ai.

Natyrisht, çdo çift i ka mospajtimet e veta dhe argumentet, por mos vlerësimi i partnerit tregon se ndarja është afër.