23:14 / E Premte, 17 Shtator 2021 / AR

Nëse partneri juaj është një nga këto shenja, jeni me shumë fat!

Luani

Nëse jeni duke kërkuar një njeri besnik në një lidhje atëherë Luani është i duhur për ju. Kjo është një shenjë që nuk ju tradhton as në mendime dhe sytë i ka vetëm për ju. Luani është jashtëzakonisht besnik por pret të njëjtën sjellje nga ju. Ai kujdeset shumë për imazhin e tij. Një lidhje me të është e përsosur vetëm nëse e gjeni veten në këto karakteristika.

Gaforrja

Është një nga shenjat më të dashura të Horoskopit. Është jashtëzakonisht romantike, me këmbë në tokë dhe shpesh synon qëllime shumë konkrete dhe praktike. Me ta, mund të flisni për martesë dhe krijimin e një familjeje. Problemi i tyre është se në një lidhje shpesh kërkojnë dikë që të kujdeset për ta në të gjitha aspektet. Ato do të jenë gjithmonë në dispozicion për ju.

Bricjapi

Edhe pse janë njerëz të vështirë, të cilët nuk kanë dëshirë të flasin për ndjenjat, Bricjapët janë të mahnitshëm në një marrëdhënie. Nëse i dashuri juaj është Bricjap atëherë, nuk do të keni absolutisht asnjë problem. Bricjapi është një shenjë që duket i ngurtë por shpesh tregon një ëmbëlsi të papritur. Jini të durueshëm pasi duhet kohë për të arritur në zemrën e tyre.