13:31 / E Enjte, 03 Dhjetor 2020 / Blerim

Nëse po kërkoni të fiksoheni keq pas një seriali, jeni në vendin e duhur!

“The Undoing” është një serial i zhanrit thriller psikologjik dhe mister. Bazuar në romanin e vitit 2014, “You Should Have Known” (Ti duhet ta dije), nga Jean Hanff Korelitz, seriali u shfaq në HBO, më 25 tetor të vitit 2020.

Kasti me aktorë protagonistë si Nicole Kidman apo Hugh Grant, është një arsye më shumë për ta ndjekur serialin.

Nga David E.Kelley, që ka shkruar dhe “Big Little Lies”, dhe regjisorja Susanne Bier, seriali fokusohet te Grace Fraseri, një terapiste e suksesshme dhe bashkëshorti i saj i përkushtuar, Jonathan (Hugh Grant), si dhe i biri, që shkon në një prej shkollave më të mira në New York. Jetën, në dukje perfekte të Graces, do e shkatërrojnë disa ngjarje të mistershme: një vdekje e dhunshme, një bashkëshort i zhdukur dhe një zinxhir zbulimesh të tmerrshme.

Për HBO-në, platformën ku po shfaqet seriali, finalja e “The Undoing” ishte ngjarja televizive e vitit. Kompania ka tërhequr audiencën më të madhe për një serial, që nga korriku i vitit 2019.

WarnerMedia deklaroi se finalja e “The Undoing”, grumbulloi 3 milionë shikues, brenda një nate nga publikimi.