75 Mall Live Search
13:08 / E Hënë, 02 Gusht 2021 / AR

Nëse propozimi për martesë duket kështu, mund të refuzohet

Kur një burrë i propozon një gruaje në publik, shumë njerëz përgjigjen me entuziazëm të madh.

Nëse në vend të kësaj, ju keni ndjesi të tjera, ndoshta diçka nuk shkon. Një studim i ri tregon 6 karakteristika tipike që ka një propozim që refuzohet ose nuk përfundon mirë. Studiuesit analizuan 374 histori propozimesh.

#1 – Çifti nuk ka diskutuar kurrë për martesën para se të bëhej propozimi

Sa herë që një propozim pranohej, çifti e kishte diskutuar martesën. Nga propozimet që u refuzuan, 40% e çifteve nuk kishin diskutuar kurrë më parë për këtë.

#2 – Propozimi ishte (shumë) publik

Kur burrat propozonin para njerëzve të tjerë, propozimet e tyre kishin më shumë gjasa të refuzoheshin. Nga propozimet që u pranuan, njerëzit e tjerë ishin të pranishëm vetëm rreth një të tretën e kohës (32%). Nga propozimet që u refuzuan, njerëzit e tjerë ishin të pranishëm gati gjysmën e kohës (45%).

#3 – Dyshja as nuk kanë qenë në lidhje (ose dating) përpara propozimit

Nga propozimet që u refuzuan, 10% erdhën nga burra që nuk kishin patur asnjë takim me gruan. Gjashtë nga këto propozime ishin nga burra krejt të panjohur për gratë.

#4 – Çiftet nuk kishin shumë kohë që ishin bashkë

Kur propozimet u pranuan, çiftet kishin mesatarisht 4.2 vite njohje/lidhje, ndërsa refuzimet kishin mesatarisht 2.2 vite.

#5 – Burri nuk ka një unazë

Kur burri nuk ofroi një unazë, propozimi i tij kishte 8.5 herë më shumë gjasa të refuzohej. Nëse ai nuk ulej në njërin gju, propozimi i tij kishte 4.7 herë më shumë mundësi të refuzohej.

#6 – Propozimi bëhej si përpjekje për të shpëtuar marrëdhënien

Kur një burrë mendonte se do zgjidhte problemet në çift me martesë, kishte më shumë gjasë për refuzim.

Sidoqoftë, kjo nuk është arsyeja më e zakonshme. Më shpesh, një refuzim ndodhte sepse gruaja mendonte se të dy partnerët ishin shumë të rinj ose thjesht “nuk ishin ende gati”.

Marrëdhëniet që vazhdonin edhe pas refuzimit:

Për tre nga çdo 10 çifte (31%), një propozim i refuzuar nuk ishte fundi i marrëdhënies. Vetëm 21 persona treguan se për sa e vazhduan lidhjen më pas: mesatarisht 2.4 vite. 5 prej çifteve përfundimisht u martuan.

Për shkak se vetëm 25 nga propozimet u bënë nga gratë, autorët nuk i analizuan ato propozime në detaje. Megjithatë, ata vunë re një gjë për ta: Propozimet e tyre kishin rreth dy herë më shumë gjasa të refuzoheshin sesa propozimet e bëra nga burrat.

Propozimet e refuzuara: Rreziqet e veçanta për gratë

Refuzimi i propozimeve të tyre ishte, pa dyshim, i dhimbshëm për burrat. Reagimi i tyre më i shpeshtë ishte të fillonin të qanin.

Sidoqoftë, në disa mënyra ishte më keq për gratë. Ato gjykoheshin nga publiku që dëshmonte propozimin dhe në 15% të rasteve, refuzimet shoqërohesin me dhunë si: kontroll i tepërt, kërcënim vetëvrasjeje, përndjekje etj.

Burimi: Psychology Today