12:39 / E Diele, 05 Mars 2023 / shkelqim osmanaj

Nëse punon në fushën e financës, ndoshta mund të dalësh me Kim Kardashian

Kim Kardashian u ka kërkuar miqve të saj, ta prezantojnë me dikë normal, jo të famshëm, jo problematik, që nuk e përndjek, dikë që punon në një zyrë, mundësisht në fushën e financës.

Kim ka bërë një pushim që prej ndarjes nga ish-i dashuri Pete Davidson në gusht të vitit 2022 dhe s’i ka ndalur kërkimet, por mesa duket, pa fat. Gjithsesi, Kim njihet si një romantike që nuk heq dorë, ndaj tanimë po kërkon të dalë me dikë që s’është i famshëm në Hollywood. Dikush nga fusha e financës do të ishte perfekt për Kim-in.

Domethënë, mëse e kuptueshme duke marrë parasysh që Kim ka shumë famë dhe kudo ku shkon fotografohet, ndaj, nëse ti punon në sektorin e financës, e përballon famën, distancat e Amerikës, apo mësohesh shpejt me dhjetëra rezidencat e Kim Kardashian, shkruaji njëherë në Instagram, se nuk i dihet.