75 Mall Live Search
16:33 / E Hënë, 06 Qershor 2022 / LB

Nëse Roma shet Zaniolon, Interi del i fituar

Këto janë ditë shumë të nxehta për të ardhmen e Nicolo Zaniolo dhe Interi po ashtu është duke pritur me interes të lartë largimin e tij nga Roma.

Interi kishte në pronësi Zaniolon dhe e përdori për të marrë Nainggolan nga Roma, por në kontratë zikaltërit vendosën që nëse talenti italian shitet nga Roma, atëherë zikaltërit do të përfitonin 15% nga shifra totale e transfertës.

Roma e lejon të largohet të paktën për 60 milionë euro, dhe kështu Inter do të përfitonte 9 milionë euro/Albeu.com