20:51 / E Martë, 08 Qershor 2021 / AR

Nëse s’i keni dëgjuar këto gënjeshtra kur keni qenë fëmijë, në ç’planet keni jetuar?

E kemi fjalën për gënjeshtra të bardha, ato që na tregonte mami, babi ose gjyshja sa herë bëhej fjalë për ushqimin. Dashje pa dashje ata na prezantonin me disa “teori” të pavërteta që i kemi zbatuar pikë për pikë!

Vajrat bimorë janë të shëndetshëm

Sa herë keni dëgjuar për vajin e peshkut që bën mrekullira? Nuk është e vërtetë. Studime të mëparshme kanë treguar se yndyrnat e pangopura ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, por është e rëndësishme të kuptoni se ka disa lloje yndyrnash të pangopura (të mira), kryesisht omega-3 dhe omega-6. Nëse doni të ulni rrezikun e sëmundjeve të zemrës, konsumoni omega-3, por shmangni farat dhe vajrat bimorë. Kjo nuk vlen për vajin e kokosit apo të ullirit, që kanë nivele të ulëta të omega-6 dhe janë ekstremisht të shëndetshëm.

Nuk të bën mirë të hash shumë vezë

Mundësisht vetëm një!  Shumë njerëz (përfshirë dhe ne) kanë frikë të hanë vezë sepse mund të helmohesh  dhe e dyta, kanë nivele të larta kolesteroli dhe kjo mund të rrisë rreziqet e sëmundjeve të zemrës. Pavarësisht nivelit të lartë të kolesterolit, vezët nuk e rrisin nivelin e kolesterolit të keq në gjak. Në fakt vezët rrisin nivelin e kolesterolit të mirë, që redukton rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Vezët janë një ushqim i shkëlqyer, janë të pasura me proteina, yndyrna të shëndetshme, vitamina, minerale dhe antioksidantë unikë, veti që pak ushqime e kanë. Mund të hani tre vezë në ditë dhe do të jeni për mrekulli. Nuk ka prova se më shumë se tre vezë mund t’ju bëjnë dëm, por sidoqoftë kjo ende nuk është provuar.

Mishi nuk të bën mirë

Rreziku i vërtetë vjen nga mishi i procesuar që qëndron në raftet dhe frigoriferët e supermarketeve, që mund të rrisë mundësitë e vdekjes, por mishi i kuq nuk ka asnjë rrezik. Sipas ekspertëve, është shumë normale të hash një herë në javë mish të kuq, jo të procesuar, pasi është i pasur në vitamina, minerale, antioksidantë dhe i mbushur me proteina të shëndetshme dhe yndyra që do t’i bëjnë nder shëndetit tonë.

Të gjitha kaloritë janë njësoj

Njerëzit mendojnë se për të rënë në peshë, duhet thjesht të hanë një sasi të caktuar kalorish, pak rëndësi ka çfarë ushqimesh. Por kjo nuk është e vërtetë. Ajo që hani është më e rëndësishme se numri i kalorive që konsumoni. Duke ngrënë proteina do keni më pak oreks krahasuar me nëse hani yndyrna dhe karbohidrate. Përqëndrohuni tek ushqime si patatet, bifteku, vezët, bizelet dhe frutat, dhe shmangni ëmbëlsirat dhe tortat, sigurisht.

Nëse hani yndyrna, do shëndosheni

Në 1970-n u tha se yndyrnat të shëndoshin dhe raftet në supermarkete u mbushën me produkte me pak ose pa yndyrë. Megjithatë kjo nuk do të thotë se duhet të filloni të hani ushqime me yndyrë. Çfarë është më e mira për ju?

Peshq me yndyrë – Mos lejoni nivelin e lartë të kalorive t’ju mashtrojë. Salmoni është u pasur me acide yndyrore omega-3.

Avokado – Yndyrnat që përmban avokado rregullojnë presionin e gjakut.

Kos me yndyrë – Përpiquni të blini kos natyral, me yndyrna të plota por pa sheqer të shtuar.

Fruta të thata – Një grusht bajame në ditë reduktojnë kolesterolin e keq dhe rregullojnë sheqerin në gjak.

Gjalpi – I pasur në vitamina A dhe D dhe në acide yndyrore, gjalpi rrit nivelet e kolesterolit të mirë. Zgjidhni opsionet e paprocesuara dhe organike.