07:53 / E Premte, 03 Prill 2020

Nëse të hahet diçka para se të flesh, ka një zgjidhje të moderuar

Kush ka dëshirë që gjatë natës të ngacmojë ndonjë gjë të ëmbël? Nëse je edhe ti pjesë e këtij grupi, nuk je vetëm. Ka me mijëra njerëz në të gjithë botën që duan të bëjnë të njëjtën gjë. Para se të flenë, u duket sikur janë akoma të uritur. Megjithatë, kjo dëshirë për të ngrënë para se të flesh mund të të lërë gjithë natën pa gjumë.

Sipas Bodybuilding.com, para se të flesh, mos mendo të hash çdo gjë që ka në përmbajtje shumë sheqer. Kjo është shumë e qartë; shumë sheqer do të thotë në të vërtetë më shumë zgjuar, sepse, siç dihet, sheqeri largon gjumin. Kjo do të thotë që gjatë darkës të eliminosh ushqimet me shumë sheqer që nga akulloret te drithërat dhe, sidomos, sa më larg çokollatës.

Nëse stomaku po të gërryen para se të shkosh në shtrat, provo më mirë një frut, si kivi, që të ndihmon jo vetëm për tretjen, por edhe të flesh, se sa të zgjohesh në orë të ndryshme të natës.