15:45 / E Hënë, 04 Qershor 2018 / indeksADMonline

Nëse tifozët zhgënjehen nga ndeshjet, Rusia ka menduar si t’i argëtojë (Foto 18+)

Që nga sot duhen edhe 10 ditë përpara zhvillimit të Kampionat Botëror të Futbollit në Rusi. Ky shtet do të presë një numër të madh tifozësh që nga 14 qershori e deri më 15 korrik. Më 28 qershor pritet të përballen “Tre Luanët” me Belgjikën, por tifozët anglezë nuk do të kënaqen vetëm me emocionet e ndeshjes.

Kjo pasi një nga klubet e striptizmit më të famshme të Moskës “Kaliningrad Odyssey” është zotuar se do të kënaqë tifozët.

Me një set fotografik të publikuar nga Daily Star vajzat e këtij klubi ojnë gjithë fansat e zhgënjyer nga skuadra e tyre që të harrojnë lojën e keqe në fushë duke u zbavitur me bukuroshet ruse. Pronarja e lokalit Elena Volchek tha:

Ne po i drejtohemi tifozëve të Anglisë dhe duam të ftojmë të gjithë tifozët e Anglisë që të vizitojnë Odisenë tonë.

Jemi të sigurta se mund të bëjmë të paharrueshme fundjavat e tyre. Presim të shohim shumë miq në klubin tonë, veçanërisht kur tifozët e Anglisë të mbërrijnë.

Do të ofrojmë koktejlet “f** me up” së bashku tequila, gin, vodka, rum, Coca Cola dhe Cointreau. Klubi do të qëndrojë qëndruar gjatë gjithë natës dhe nuk do të mbyllet deri sa të largohet tifozi i fundit.” Në 12 stadiumet e Rusisë do të luhen 64 ndeshje gjithsej përgjatë një muaji të zjarrtë për tifozët e futbollit.