75 Mall Live Search
16:30 / E Diele, 02 Prill 2023 / AR

Nëse Ukraina rimerr Krimenë do të çmontojë urën 12 milje që lidh Rusisë me gadishullin

Ukraina deklaroi se do të çmontojë një urë prej 12 miljesh që bashkon Krimenë me Rusinë, nëse ata rimarrin gadishullin.

Sekretari i këshillit të sigurisë kombëtare dhe mbrojtjes të Ukrainës, Oleksiy Danilov, u shpreh se ukrainasit që kanë punuar për administratën e emëruar nga Moska mund të ndiqen penalisht.

Ai shtoi se qytetarët rusë që u shpërngulën në Krime pas vitit 2014 do të dëboheshin, ndërsa ushtria përgatitet për një kundërofensivë pranverore.“Do të ishte e gabuar të trajtoheshin seriozisht komentet e njerëzve të sëmurë. Ata duhet të kurohen, dhe kjo është ajo që ushtria jonë po bën tani”, tha kreu i Sevastopolit i emëruar nga Moska, Mikhail Razvozhayev për agjencisë shtetërore ruse të lajmeve Tass.

Ura, më e madhja në Evropë, u dëmtua nga një kamion bombë në tetor, megjithëse Ukraina nuk mori përgjegjësinë.

Rusia që atëherë ka riparuar urën dhe ka rivendosur rrjedhën e furnizimeve ushtarake në Krime.