19:37 / E Diele, 29 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Nëse ushtroni shumë të pasmet, shikoni çfarë thonë format e krijuara për shëndetin

Në veçanti, faktori që duhet të merret në konsideratë është pika ku yndyra ruhet; disa studiues në të vërtetë kanë konstatuar se një akumulim i yndyrës në pjesën e sipërme të trupit mund të jetë një simptomë e shëndetit të dobët të përgjithshëm, ndërsa dhjami që depozitohet në ijet dhe vithe nuk është diçka për tu alarmuar.

Yndyra në zonën e kofshës i mban acidet yndyrore të dëmshme larg organeve vitale, të tilla si zemra, arteriet vitale dhe mëlçia. Në këtë mënyrë yndyra në ijet mbron trupin nga sëmundjet e zemrës apo edhe nga diabeti. Le të zbulojmë se çfarë forme kanë vithet tuaja dhe çfarë do të thotë.

Katrore

Forma katrore tregon disa gjëra. Mund të nënkuptojë që kushdo që e zotëron të bëjë ushtrime. Nëse kjo është çështja juaj, mos u shqetësoni, ushtrime të thjeshta mund ta largojnë me lehtësi yndyrën e padëshiruar nga kjo zonë dhe t’i bëjë vithet tuaja më të përshtatshme se kurrë.

Rrethore

Vithet në formë rrethi tregojnw një gjendje të mirë shëndetësore, por edhe një depozitë të vogël të yndyrës. Nga të cilat, megjithatë, nuk ka nevojë të shqetësoheni, sepse është shumë e lehtë të eliminohet.

Zemër

Forma për të cilën ëndërrojnë të gjitha gratë, sepse është më e madhe në fund dhe më e vogël drejt belit. Sado tërheqëse të jetë, kjo formë mund të tregojë akumulim të padëshiruar të yndyrës në trupin e sipërm. Në anën pozitive: njerëzit që kanë këtë formë priren të humbasin yndyrën shumë më shpejt se të tjerët.

V

Forma që prek njerëzit e moshuar: me moshën, në fakt, dhjami i vitheve zhvendoset në zona të tjera të trupit. Kjo është për shkak të përqendrimeve më të ulëta të estrogjenit. Asnjëherë nuk është vonë për të filluar një dietë të shëndetshme dhe për të bërë disa ushtrime, shkruan noa.al. Në këtë mënyrë, zemra që i nënshtrohet sëmundjeve të shumta të shkaktuara nga mosha, mund të mbrohet.