75 Mall Live Search
21:59 / E Hënë, 14 Dhjetor 2020 / Blerim

‘Nëse vdes’, kënga e Mirud me të cilën po merr pjesë në Festivalin e RTSH-së

Këngëtari kosovar, që jeton në Amerikë, i njohur me emrin Mirud, po merr pjesë në Festivalin e RTSH-së.

E në këtë festival, ai është prezantuar me këngën ‘Nëse vdes’, shkruan Indeksonline.

Kënga nuk është baladë, siç jemi mësuar t’i shohim në këngët reprezantuese ndër vite, por, përmban shumë ritëm.

‘Nëse vdes’ ngjason në ritëm si kënga ‘Me tana’ e Elvanës, por, ka krejt tjetër stil.

Projekt i Mirudit po pëlqehet e shpërndahet edhe në rrjetet sociale./Indeksonline/