75 Mall Live Search
22:41 / E Enjte, 07 Mars 2024 / L K

Nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel, ja cila parti kryeson

Bazuar në një sondazh në emisionin “Debat plus”, se cila parti do të kryesonte nëse zgjedhjet do të mbaheshin ketë të diele, kanë dhënë votën e tyre gjithsej 10 mijë e 955 persona.

Lidhja Demokratike e Kosovës do të printe e para në listë me 48% të votave.

Ndërsa partia tjetër që kryeson në vend të dytë është Lëvizja Vetëvendosje me 44 për qind.

Pas LVV-së, vjen PDK-ja e cila ka marrë vetëm 6 për qind.

Ndërkaq pas këtyre partive pason AAK-NISMA si dhe PSD më 1 për qind të votave.