75 Mall Live Search
20:57 / E Mërkurë, 15 Nëntor 2023 / S Z

Nesër mbledhja e Qeverisë, këto janë pikat e rendit të ditës

Qeveria e Kosovës nesër do ta mbajtë mbledhjen e radhës. Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi të Qeverisë dërguar mediave,  në të cilin thuhet se mbledhja do të fillojë nga ora 09:30 e mëngjesit.

Indeksonline ka siguruar dokumentin, në të cilin bëhen të ditura pikat e rendit të ditës, të cilat do të shqyrtohen në mbledhjen e Qeverisë, e cila do të mbahet nesër.

Këto janë pikat e rendit të ditës :

1. Shqyrtimi i Projektligjit për ndryshmin dhe plotësimin e Ligjeve që Përmbajnë Procedura të Veçanta Administrative dhe Harmonizimin e tyre me Ligjin Nr. 05/L-031 per Procedurën e Përgjithshme Administrative, Faza e Dyt (MPB)

2. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për miratimin e listës së pozitave për përfitimin e shtesës për kushte specifike të punës (MFPT)

 3. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 09/67 të datës 9 mars 2022 për emërimin e Bordit të Drejtorëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit Hidromorava, Sh. A. Gjilan (KM)

 4. Shqyrtimi i Propozim-vendimit Përfundimtar për shpronësim për interes publik i pronës së paluajtshme ish shoqërore P. Shy IGK Ballkan” Njësia Damper, (ish Kampi “Casablanka”), për nevoja të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (MMPHI)

5. Të ndryshme