Nesër bëhen homazhe në nderim të të vrarëve, të plagosurve dhe të mbijetuarve të masakrës së Dubravës
Më 22 maj 2026 (e premte), me fillim nga ora 11:00, do të mbahen homazhe përkujtimore në burgun e Dubravës, në nderim të të vrarëve, të plagosurve dhe të mbijetuarve të masakrës së Dubravës, e cila ka ndodhur 27 vjet më parë, gjatë periudhës 19-24 maj 1999.
Me këtë rast, ftohen të gjithë ish-të burgosurit, familjarët e viktimave, të mbijetuarit e masakrës, si dhe qytetarët e interesuar që të marrin pjesë në këtë aktivitet përkujtimor.
Hyrja në hapësirat e burgut të Dubravës do të fillojë nga ora 11:00.
Po ashtu, ftohen edhe përfaqësuesit e mediave që ta përcjellin këtë ngjarje përkujtimore, kushtuar 27-vjetorit të masakrës ndaj të burgosurve shqiptarë nga shteti i Serbisë.

