75 Mall Live Search
11:06 / E Enjte, 04 Nëntor 2021 / OSH

Nëser bëhen pesë vite nga vdekja e Astrit Deharit, Tomë Gashi paralajmëron arrestime

Ditën e nesërme bëhen pesë vite që nga vdekja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Ai vdiq në rrethana të panjohura gjersa ishte në paraburgim, shkruan IndeksOnline.

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi ka paralajmëruar që nesër pritet të bëhen arrestime për këtë rast nga ana e Prokurorisë.

“PROKURORIA TË PËRGATITET PËR ARRESTIME

Nesër bëhen 5 vite nga vrasja e Astrit Deharit

Nesë bëhen 5 vite nga shtytja në vrasje të Astrit Deharit

Nesër bëhen 5 vite që urdhërdhënësit e vrasjes së Astrit  Deharit qëllimisht nuk janë identifikuar nga Prokuroria

Nesër bëhen 5 vite nga tentimi i fshehjes së vrasjes së Astrit Deharit

Nesër bëhen 5 vite nga vrasja e aktivistit të LËVIZJES VETËVENDOSJE  Astrit Dehari, nga i cili tentuan që të marrin deklarata vetëfajësuese në tentim për ta inkriminuar Albin Kurtin dhe LËVIZJEN VETËVENDOSJE!”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/