19:28 / E Diele, 27 Gusht 2023 / AR

Nesër bëhen publike adoptimet e para të qenve endacakë në Prishtinë

Komuna e Prishtinës njofton se nesër do të bëhen publike adoptimet e para të qenëve endacak dhe kontrata për adoptimin e këtyre kafshëve.

Ngjarja do të mbahet në ora 11:00 në fshatin Honrofc, ku i pranishëm do të jetë kryetari Përparim Rama.

“Nesër, e hënë 28.08.2023, në ora 11:00, në fshatin Honrofc (koordinatat e vendit:42.598360,21.274188) do të bëhen publike adoptimet e para të qenëve endacak dhe kontrata për adoptimin e këtyre kafshëve. I pranishëm do të jetë kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama”, thuhet në njoftim e tyre./Indeksonline/