75 Mall Live Search
22:02 / E Diele, 10 Mars 2024 / FR

Nesër bëhet varrimi i çiftit që humbën jetën dje në aksidentin në Klinë

Të hënën do të varrosen dy personat që humbën jetën nga aksidenti mes një treni dhe një furgoni në fshatin Krushevë e Madhe në Komunën e Klinës.

Të ndjerit mësohet se ishin çift, ndërsa familjarë të tyre kanë bërë të ditur për varrimin.

Funerali niset në ora 13:30 nga Gasallhoneja ndërsa varrimi në ora 14:00 në varrezat e qytetit të Pejës.

“Varrimi i çiftit FAHRI dhe VLORA (të cilët me datë 09.03.2024 humbje jetën tragjikisht) do të bëhet ditën e hënë, datën 11.03.2024. Funerali niset në ora 13:30 nga Gasallhone-ja ndërsa varrimi në ora 14″00 në varrezat e qytetit të Pejës”, shkruan familjari, Curr Gjocaj.

“E pamja do të jetë më datat 12 dhe 13 mars 2024 dhe fillon në ora 08″00 deri 12″00 në fshatin Baballoq, komuna e Deçanit dhe do te vazhdon pas iftarit nga ora 18″00 deri në ora 20:00 në qytetin e Pejës. Vendi i të pamës në qytetin e Pejës, do te njoftohet nesër në ceremoninë e varrimit. Në emer të familjes ,GJOCAJ dhe GORANI.”