Nesër, varrimi i dy fëmijëve të familjes Arifaj, që humbën jetën tragjikisht, në Gjermani

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka bërë të ditur se nesër do të bëhet varrimi i dy fëmijëve kosovarë, të cilët para pak ditësh e humbën jetën tragjikisht, në Gjermani.
Ramosaj tha se varrimi bëhet në orën 15:00, në varrezat e fshatit Ratish i Epërm, transmeton Indeksonline.
Familja Arifaj humbi dy fëmijët, një 17 vjeç dhe tjetri 13 në mënyrë tragjike në afërsi të Munchenit, në Gjermani.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Ju njoftoj se nesër, ditë e premte, në orën 15:00, do të bëhet varrimi i Hasan dhe Blerian Arifaj në varrezat e fshatit Ratish i Epërm.
Ceremonia e varrimit do të organizohet nga institucionet lokale të Deçanit.
Ngushëllime familjes Arifaj dhe të gjithë qytetarëve për humbjen tragjike!