75 Mall Live Search
13:48 / E Diele, 17 Mars 2019 / indeksADMonline

Nesër bëhet varrimi i dy të rinjëve nga Lipjani që vdiqën në aksidentin në Duhël

Komuna e Lipjanit ka njoftuar që nesër në ora 12:00 do të bëhet varrimi i Leonard Retkocerit dhe Sahit Tmavës në fshatin Llugaxhi, tek varrezat e fshatit.

Dy të rinjët ndërruan jetë dje në aksidentin tragjik që ndodhi në Duhël.

Më poshtë keni njoftimin e plotë të Komunës së Lipjanit:

NJOFTIM

Ju njoftojmë që nesër, më 18.03.2019, në ora 12:00, Në fshatin Llugaxhi (tek varrezat e vjetra), do të bëhet varrimi i dy të rinjve që humbën jetën tragjikisht.