Nesër bëhet varrimi i Lulzim Spahiut që u vra nga polici në Gjilan
Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, Lulzim Spahiu humbi jetën sot në Gjilan.
Mëngjesi i sotëm ishte tejet i rëndë për të gjithë familjarët e Spahiut, e më së shumti për djalin e tij 22 vjeçar që u gjend në të njëjtin kamion ku edhe u vra Lulzim Spahiu.
Dorasi, pjesëtar i Policisë së Kosovës, Vllaznim Avdiu shtiu me armë në drejtim të Lulzim Spahiut kështu duke i marrë jetën.
Familjarët kanë bërë të ditur se varrim i të ndjerit bëhet nesër pas faljes së namazit të Ikindisë, në varrezat e fshatit Muqivërrc, transmeton Indeksonline.
Lidhur me këtë rast që shokoi vendin sot pati reagime të shumta, teksa i dyshuari në këtë rast është arrestuar nga Inspektorati Policor dhe me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve, si dhe është suspenduar nga detyra./Indeksonline/