75 Mall Live Search
14:22 / E Premte, 06 Shtator 2019 / indeksADMonline

Varrimi i Mefail Rafunës bëhet nesër

Mefail Rafuna, i cili ndërroi jetë dje pas një përleshje me armë zjarri në rrugën “Muharrem Fejza” në Lagjen e Spitalit, do të varroset nesër në orë 13:00 në varrezat e qytetit, në Prishtinë. Aty u plagosën pesë persona, dy prej të cilëve vdiqën pas shtrimit në spital

Lajmin për varrimin e tij e kanë bërë të ditur familjarë të tij në rrjete sociale.

“Ju njoftojme se varrimi i më të dashurit tonë, axhës, vëllait Mefail Rafunës, bëhet nesër (e shtunë) në orën 13, në varrezat e qytetit, në Prishtinë”, ka shkruat Kastriot Rafuna, në Facebook.