75 Mall Live Search
17:51 / E Enjte, 03 Janar 2019 / indeksADMonline

Nesër bllokohet autostrada Tiranë-Durrës, punimet zgjasin 2 javë

Autostrada Tiranë-Durrës do të bllokohet nga ora 05:00 e mëngjesit të së premtes.

Njoftimi është bërë publik nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, që sqaron se shkak është bërë ndërtimit i dy tombinove rrethorë te Kthesa e Rinasit për përmirësimin e situatës së përmbytjeve.

ARRSH thekson se punimet parashikohen që të zgjasin dy javë, por kjo edhe në varësi të motit. ARRSH dhe policia e qarkullimit rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve dhe bizneseve të zonës gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë segment rrugor.

I kërkohet drejtuesve të zgjedhin rrugë alternative nga Ndroqi apo rruga e Elbasanit.