23:47 / E Diele, 28 Maj 2023 / AR

Nesër bojkotohet mësimi në veri

 Mediat serbe raportojnë se në të gjitha shkollat në veri nuk do të mbahet mësim për shkak të pranisë së policisë së Kosovës nëpër komuna.

Ky vendim, siç thuhet, është marrë pas shumë telefonatave dhe mesazheve të marra drejtorëve të shkollave dhe mësuesve të klasave nga prindërit që shprehin shqetësimin dhe frikën e tyre për sigurinë e fëmijëve të tyre, në shkollat ​​në afërsi.

Vendimi është marrë unanimisht në takimin e sotëm të drejtorëve të shkollave nga veriu i Kosovës me shefin e Administratës së Shkollave.