Nesër boksierja Donjeta Sadiku fillon rrugëtimin për medalje në Lojëra Olimpike të Tokios

Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku nesër do të filloj rrugëtimin e saj për në medalje në Lojërat Olimpike të Tokios.
Sadiku në ndeshjen e parë përball do ta ketë britaniken, Caroline Dubois, transmeton Indeksonline.

Kosovarja bën pjesë në kategorinë 57 deri 60 kilogram.
Meçi do të zhvillohet më 27 korrik në Kokugikan Arena të Tokios dhe parashihet të fillojë në ora 6:24 me kohën tonë lokale dhe në 13:24 me kohën lokale të Japonisë.
Ky cilësohet si një meç tejet i vështirë për Donjeta Sadikun, pasi Caroline Dubois është kampione botërore në kategoritë e reja.
/Indeksonline/