18:13 / E Mërkurë, 03 Qershor 2020 / indeksADMonline

Nesër ceremonia zyrtare e marrjes së detyrës nga Kryeministri Avdullah Hoti

86 deputetë shin të pranishëm sot në Kuvendin e Kosovës për të votuar Qeverinë e Re të udhëhequr nga Avdullah Hoti.

61 deputetë votuan pro, 24 prej tyre ishin kundër dhe një abstenim.  

Prej sot Kosova ka një udhëheqje te re shtetërore, teksa nesër në ora 09:00 do të zhvillohet edhe ceremonia e marrjes së detyrës nga Kryeministri i sapo zgjedhur, Avdullah Hoti, raporton Indeksonline.

“Njoftohen përfaqësuesit e medieve se ceremonia e marrjes së detyrës nga Kryeministri i zgjedhur, Avdullah Hoti, do të mbahet nesër (E enjte, 04 qershor 2020) me fillim në ora 09:00”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Qeveria e Re e vendit është koalicion i lidhur në mes LDK, AAK, NISMA dhe minoritetet./Indeksonline/