Nesër certifikohen rekrutët e rinj të FSK-së

Gjatë ditës së nesërme në Ferizaj do të mbahet ceremonia e certifikimit të rekrutëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Sipas një njoftimi për media nga FSK-ja, bëhet fjalë për gjeneratën 02/2025, ndërsa ceremonia nis nga ora 10:00 dhe mbahet në Sallën e Sporteve “Bill Klinton” në këtë qytet.
“Në ceremoninë e certifikimit do të marrin pjesë udhëheqës të lartë shtetërorë, oficerë e nënoficerë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, mysafir e familjarë të rekrutëve”, thuhet në njoftim./Indeksonline/