75 Mall Live Search
18:53 / E Premte, 21 Tetor 2022 / Gj. Sh

Nesër dalin në shitje biletat për ndeshjen Prishtina-Llapi, këto janë çmimet

FC Prishtina nesër do të luaj ndeshjen e radhës ku kundërshtar do të ketë skuadrën e Llapit.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin ”Fadil Vokrri” më fillim nga ora 18:00, dhe është e vlefshme për javën e 13-të të AlbiMall Superligës së Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Prishtina ka njoftuar se biletat për këtë ndeshje do të dalin në shitje ditën e shtunë nga ora 12:00 dhe mund ti gjeni rreth stadiumit ”Fadil Vokrri”.

Çmimet e biletave do të jenë 2 euro në sektorin e lindjes dhe 3 euro në Perëndim, kurse tifogrupi Plisat do të jenë në sektorin e Jugut./IndeksOnline/