15:14 / E Hënë, 28 Tetor 2019 / indeksADMonline

Nesër Deçani merr lajmin më të mirë të viteve të fundit

Pritjeve të gjata, kolonave, e sirenave të shumta do t’u vijë fundi. Deçani brenda pak ditësh do të ketë rrugë moderne në qendrën e qytetit.

Që nge nesër do të nisë asfaltimi i rrugës së qendrës.

Lajmin e ka konfirmuar numri një i komunës, Bashkim Ramosaj, shkruan Indeksonline.

“Arritëm në finale të punës, nesër do të nisë asfaltimi i rrugës së qendrës”, shkruam Ramosaj në Facebook.

Projekti i rregullimit të qendrës së qytetit ka disa muaj që ka nisur dhe pritet që t’i japë pamje të bukur e funksionale qytetit të bukur nga Dukagjini./Indeksonline/