Nesër diplomon gjenerata e 60-të e policisë

Policia e Kosovës ka njoftuar se nesër në ora 10:00, në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, do të mbahet Ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 60-të të Policisë së Republikës së Kosovës.
Në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë personalitete të larta shtetërore dhe ndërkombëtare, familjarë të zyrtarëve policorë që do të diplomojnë dhe eprorë të Policisë së Kosovës.