Nesër disa lagje të Prishtinës do të mbesin pa ujë për 7 orë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nesër, disa pjesë të rajonit të Prishtinës do të përballen me ndërprerje të furnizimit me ujë nga ora 12:00 deri në orën 19:00.
Vendet që do të mbesin pa ujë për shtatë orë janë: Graçanica, Hajvalia, Çagllavica, Lagja Qendresa, Lagja 038, një pjesë e lagjes Bregu i Diellit dhe një pjesë e lagjes Mati.
Postimi i plotë:
NJOFTIM PËR NDËRPRERJEN E UJIT
Të nderuar konsumatorë!
Ju njoftojmë se nesër, më datë 19.10.2025 do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë nga ora 12:00 deri në ora 19:00, për shkak të sanimit të rrjedhjes në gypin magjistral DN 600mm ITUP Badoc – Prishtinë.
Sanimi do të bëhet në rrugën “Muharrem Fejza”, te rrethi i Matit.
Pa ujë do të mbeten zonat e mëposhtme:
Graçanica, Hajvalia, Çagllavica, Lagja Qendresa, Lagja 038, një pjesë e lagjes Bregu i Diellit dhe një pjesë e lagjes Mati.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin!