Nesër dita e Akilit dhe Norës në Lojërat Olimpike, i nisin me mëngjes garat për medalje

Nesër është dita e tretë e Lojërave Olimpike “Paris 2024” dhe në program janë dy sporitsë nga Kosova.
Bëhet fjalë për Akil Gjakovën dhe motrën e tij, Nora Gjakova, shkruan Indeksonline
Duke nisur nga ora 10:00 e mëngjesit fillon raundi i 32-të me Akil Gjakovën që garon kundër brazilianit, Daniel Cargnin në peshat -73 kilogram.
Pothuajse në të njëjtën kohë, garon edhe Nora – e cila ballafaqohet kundër Enkhriilen Lkhagvatogoo.
Kujtojmë që sot Kosova siguroi një medalje të argjendtë nga Distria Krasniqi./Indeksonline/
