75 Mall Live Search
14:08 / E Shtunë, 05 Janar 2019 / indeksADMonline

Nesër ‘Dita e zezë e vitit’- Më së shumti vdekje gjatë vitit!

6 janari sipas britanikëve është dita kur më së shumti ka vdekje, për shkak të përfundimit të sezonit festiv dhe rënies së temperaturave.

Mesatarisht 1,732 vdekje ndodhin, në krahasim me mesataren ditore të 1,387.

Kësisoj, 6 janari, që bie kjo e diel, është dita me numrin më të madh të vdekjeve në Britani të Madhe në vit, tregon hulumtimi i ri.

Pra, kjo datë ka një mesatare prej 25 për qind më shumë vdekje se shkalla ditore e përgjithshme. Moti i ftohtë, sipas analistëve, i lë njerëzit të ndjeshëm ndaj sëmundjeve dhe infeksioneve që shkaktojnë vdekje.

Vlen të theksohet se të dhënat u morën nga Zyra për Statistika Kombëtare dhe u analizuan përmes internetit.