11:42 / E Hënë, 05 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Nesër ditë vendimtare për Serbinë, do t’i kërkohet afrimi me Kosovën

Nesër do të publikohet strategjia e Bashkimit Evropian për zgjerimin potencial të saj. Një nga propozimet pritet të jetë mundësia që Serbia të bëhet anëtare e plotë e Bashkimit Evropian deri në vitin 2025.

Sundimi i ligjit, bashkëpunimi me Malin e Zi dhe normalizimi i raporteve me Kosovën do të jenë tri kushtet që BE do të ia përcaktoi Serbisë për futjen në BE.

Madje kriteri i afrimit dhe normalizmit të raporteve me Kosovën thuhet të jetë kryesori pasi që BE ka kërkuar normalizim të plotë të raporteve me shtetin fqinjë./Indeksonline/