20:39 / E Martë, 17 Maj 2022 / OSH

Nesër do bllokohen disa rrugë në kryeqytet, shkak vizita e presidentit të Malit të Zi

Nesër në vizitë zyrtare do të vij në Kosovë presidenti i Republikës së Malit të Zi, së bashku me një delegacion shoqërues të presidencës.

Për këtë arsyje, Policia e Kosovës ka njoftuar se nesër dhe pasnesër do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut në intervale të shkurta kohore, shkruan IndeksOnline.

“Me datën 18 dhe 19.05.2022, në Republikën e Kosovës do të qëndroi për vizitë zyrtare presidenti i Republikës së Malit të Zi, së bashku me një delegacion shoqërues të presidencës.

Policia e Kosovës, gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit dy ditorë të delegacionit shtetëror në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të

lëvizjes, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore), të disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta, si dhe në

lokacione të caktuara ku parashihen të realizohen aktivitete zyrtare.

Njëkohësisht për të mundësuar qarkullimin dhe riorientimin e trafikut në rrugë alternative në lokacionet ku pritet të kalojë eskorta do të angazhohen zyrtarë policorë të njësiteve relevante, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/