75 Mall Live Search
16:56 / E Premte, 02 Gusht 2019 / indeksADMonline

Nesër do të fillojë Kampionati Evropian në Prishtinë, këto janë kombëtaret që do të marrin pjesë

Kampionati Evropian i Divizionit B për femra U20 do të mbahet nga 3 deri më 11 gusht në Prishtinë.

Ndeshjet do të zhvillohen në palestrën “1 Tetori” dhe Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Në këtë Evropian do të marrin pjesë 12 kombëtare që janë të ndara në katër grupe me nga tri ekipe.

Kosova është në grup me Turqinë dhe Rumaninë. Dy vendet e para kualifikohen në rrethin e ardhshëm, ku do të formohen edhe dy grupe të reja me nga katër Përfaqësuese, kurse vendi i tretë i grupit do të luftojë për pozitat 9-12.

Ndeshja hapëse do të bëhet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë nga ora 18:30, derisa Kosova ndeshjen e parë e zhvillohen ndaj Turqisë nga ora 19:00.

Biletat do të dalin në shitje të shtunën dhe mund ti blini tek New Born-i dhe para palestrës “1 Tetori”. 

Çmimi i biletës do të jetë 1.00 euro, dhe kjo biletë do të jetë ditore, pra me një euro mund ti shikoni të gjitha ndeshjet që zhvillohen gjatë ditës.