18:23 / E Diele, 06 Dhjetor 2020 / Blerim

Nesër do të mbahet mbledhja e radhës e Qeverisë së Kosovës

Qeveria e Kosovës nesër do të mbajë mbledhjen e radhës. Në një njoftim që ka dërguar Zyra për Komunikim e Kryeministrisë, ka bërë të ditur se mbledhja do të mbahet nesër në ora 08:30.

Nuk është bërë e ditur agjenda e kësaj mbledhje, as pikat e diskutimit që pritet të miratohen.

Nuk ka paralajmërime se a do të merret ndonjë vendim për shtimin ose lehtësimin e masave në menaxhimin e pandemisë COVID 19.