Nesër do të zhvillohet ndeshja e mbetur mes Fushë Kosovës dhe Gjilanit

Të mërkurën do të zhvillohet ndeshja e mbetur nga java e parë në Superligën e Kosovës, mes Fushë Kosovës dhe Gjilanit.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Sami Kelmendi” të Lipjanit, me fillim prej orës 15:00.
Kjo ndeshje, e paraparë të zhvillohej në javën e parë të këtij sezoni, ishte shtyrë për shkak të problemeve organizative në klubin gjilanas.
Gjilani është i teti në tabelë me tetë pikë të grumbulluara deri më tani, kurse Fushë Kosova është e fundit me vetëm dy pikë.