Nesër drejtori niset për Angli, pritet marrëveshja “bombë” e janarit
Drejtori sportiv i Borussia Dortmund, Michael Zorc do të fluturojë nesër në Londër. Sipas mediave gjermane, Zorc do të takohet me drejtuesit e Arsenalit për të finalizuar marrëveshjen me Aubameyang.
Drejtori i skuadrës gjermane ka lënë takim me drejtuesit e Arsenalit me të cilët thuhet se do të diskutoi detaje shtesë për shitjen e sulmuesit nga Gaboni.
Raportohet se ka një marrëveshje për çmimin e futbollistit, por që do të diskutohen bonuset mes klubeve. Mediat angleze shkruajnë se 53 milionë funta do të jetë vlera e këtij pazari./Indeksonline/