75 Mall Live Search
11:15 / E Martë, 06 Maj 2025 / Z S

Nesër e 12-a me radhë

Nesër për të 12-n herë me radhë do të mblidhen deputetët në tentativën për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës.

Kjo seancë e cila zhvillohet 48-orë nga paraprakja mbahet nga ora 10:00.

Lidhur me mbajtjen e saj tashmë ka dalë me një njoftim zyrtar edhe parlamenti.

Seanca e së hënës u ndërpre pasi nuk kaloi komisioni për votim të fshehtë për Albulena Haxhiun si kryeparlamentare.

56 deputetë votuan për, një kundër dhe asnjë absetim.

Seanca e së mërkurës vjen pas letrës që kryeministri në detyrë, Albin Kurti që i dërgoi në adresë të kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Kurti përmes letrës së të hënës e ka lutur Abdixhikun për marrëveshje politike./Indeksonline/