75 Mall Live Search
23:38 / E Martë, 05 Janar 2021 / OSH

Nesër e pasnesër shi në Kosovë, këto janë temperaturat për qytetet kryesore

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.

Reshjet do të fillojnë kryesisht në pjesën e dytë të ditës së mërkurë për të vazhduar edhe gjatë ditës së enjte.


Prezenca e përkohshme e erërave nga verilindja do të krijoj kushte që në disa vende reshjet e shiut të përcjellën me fjolla bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.