Nesër emërohen anëtarët në KQZ, PAN-LDK-VV me nga dy anëtarë
Nesër në ora 09:00 bëhet emërimi i anëtarëve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Burimet e Indeksonline kanë bërë të ditur se presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka ftuar anëtarët e propozuar nga subjektet politike dhe emërimi i tyre bëhet në presidencë.
Gjithnjë sipas burimeve, PAN do të ketë dy anëtarë, LDK dy dhe Vetëvendosje dy anëtarë.
“Hise” në KQZ dëshiron edhe AKR e NISMA. Kjo e fundit madje ka kërcënuar sot me rrëzimin e qeverisë nëse nuk ka një vend për të në KQZ.
Katër vende tjera janë të rezervuara për minoritetet./Indeksonline/