15:26 / E Diele, 10 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Nesër fillon fushata e Gani Dreshajt dhe Haki Rugovës në Istog

Kandidati i LDK-së për kryetar të Istogut, Haki Rugova dhe kandidati i AAK-së Gani Dreshaj do të fillojnë nesër fushatën zgjedhore. KQZ ka caktuar fushatë pesë ditore, pra deri të premtën. Ndërsa do të votohet të dielën më 17 dhjetor.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së në Istog, gjatë balotazhit të 19 dhjetorit, kryetar ishte rizgjedhur Haki Rugova i LDK-së, por me numërimin e votave me kusht dhe të atyre me postë rezultati u përmbys në favor të kandidatit të AAK-së, Gani Dreshaj.

LDK-ja ishte ankuar për këtë rezultat, duke pretenduar se votat me postë janë manipuluar nga kandidati Dreshaj. Për këtë arsye u morr vendimi që ky qytet të shkojë në rivotim më 19 dhjetor.

Të dy kanidatët kanë bërë thirrje që vota të ruhet.