75 Mall Live Search
22:17 / E Diele, 28 Dhjetor 2025 / MSH1

Nesër fillon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë

Nga nesër do të fillojë procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, shkruan IndeksOnline.

Në një konferencë për shtyp, ku u prezantuan rezultatet preliminare të zgjedhjeve, Radoniqi bëri me dije se materiali zgjedhor pritet të bartet sonte, nga Qendrat Komunale të Numërimit.

“Sonte pranohet materiali nga të gjitha QKN-të. Puna fillon nesër në orën 12” njoftoi ai, mbi numërimin e votave për kandidatë.

Kujtojmë se në zgjedhjet e sotme morën pjesë 899,517, apo 44.99% të qytetarëve me të drejt vote./IndeksOnline/